Padrejtësi normale!

Siç e parashikoja, shoferi im erdhi 40 minuta me vonesë. Jeton në Jeruzalem, kështu që nuk e dinte se rrugët e Ramallahut, mbrëmjeve të Ramazanit mbushen me makina dhe njerëz që vijnë nga gjithë fshatrat e zonës.
Vetëm një palestinez nga Jeruzalemi mund të më shoqërojë në aeroportin e qytetit. “Ata në Cisjordani mendojnë se jemi me fat, sepse kemi një dokument identiteti nga komuna e Jeruzalemit”, më tha shoferi, që është 24 vjeç. Ndërkohë i tregoja rrugën që duhej të përshkonte, përmes fshatrave që as nuk dinte se ekzistonin.

Kjo gjë më bëri shumë përshtypje: fragmentimi i Cisjordanisë është tashmë kaq i madh, saqë në mendjen e tyre palestinezët nuk njohin më as vende që janë vetëm 20 kilometra larg nga shtëpia. Djali më pyeti sa e paguaj qeranë. “Po të paguaja kaq pak, do isha martuar tani”. Ai jeton ende me prindërit. “Por, nëse do të transferohesha në Ramallah, do të humbisja statusin e banorit të Jeruzalemit. Ndërkohë që një izraelit që shkon të jetojë në një koloni, i ruan të gjitha të drejtat. Eshtë kaq e padrejtë”. Isha dakord me të.

Në rrugën e hyrjes në aeroport, një agjente sigurie etiopiane na kërkoi t’i dorëzojmë dokumentat dhe të presim. Donte të dinte si e kisha njohur shoferin dhe nëse ishim të afërm. Kontrolloi bagazhin. Ai u hoq mënjanë për ta kontrolluar. Isha shumë e zemëruar. Por në fund, ai më tha: “Mos u mërzit, është normale”. 

Nga Amira Hass

Internazionale – Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button