SHBA dërgon arkivole në Korenë e Veriut

SHBA-të kanë dërguar arkivole në kufirin e Koresë së Veriut për të marrë mbetjet e ushtarëve amerikanë, të vrarë gjatë Luftës së Koresë në vitet 1950-1953.

Në lajmin e agjencisë Yonhap thuhet se arkivolet e përkohshme të dërguara në fshatin e armëpushimit Panmunjom, në kufirin mes dy Koreve, brenda disa ditësh do të dërgohen në pjesën e Koresë së Veriut për bartjen “në mënyrë të ndershme” të mbetjeve të ushtarëve.

Planifikohet të dërgohen 215 arkivole në Korenë e Veriut.

Në samitin e realizuar gjatë këtij muaji mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, u arrit marrëveshje për tërheqjen e mbetjeve të ushtarëve të vrarë amerikanë në Luftën Koreane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button