Milan para përjashtimit nga Evropa dhe 30 milionë euro gjobë

Sipas pretendimeve të mediave italiane, për shkelje të rregullave financiare të ‘fair-play’, klubi italian AC Milan mund të gjobitet rëndë nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Më tej thuhet se UEFA vendimin do ta marrë të hënën dhe se klubi i famshëm milanez mund të përjashtohet nga Evropa Liga dhe një gjobë prej 30 milionë euro.

Klubi nga “San Siro” do të paguajë çmimin e menaxhimit të keq të presidentit Yonghong Li, i cili vitin e kaluar bleu Milano-n nga Silvio Berlusconi.

“Rosonjerët” sipas pretendimve mediale, aktualisht ndodhen në qendër të betejës mbi pronësinë e klubit, e cila mund të përfundojë me një epilog ku pronësia do t’i kalojë grupit amerikan Elliott Management.

Biznesmeni kinez deri në afatin e djeshëm nuk ka arritur të sigurojë 32 milionë euro të domosdoshme për të siguruar rritjen e kapitalit, prandaj pozita e tij në klub në këtë moment shihet si e paqëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button