Kampionati Botëror 2018, nesër 3 ndeshje në grupet G dhe H

Në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” nesër do të zhvillohen 3 ndeshje në grupet G dhe H.  Me 3 ndeshjet e grupit G dhe H, nesër do të përfundojnë ndeshjet e dyta në grupe.

Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Anglisë dhe Panamasë në grupin G. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Nizhny Novgorod” në ora 14:00.

Anglia e cila ka shënuar fitore në ndeshjen e parë me Tunizinë ka 3 pikë, ndërsa Panamaja e cila pësoi humbje nga Belgjika ende nuk ka pikë të fituara.

Ndeshja e dytë nesër do të jetë ajo mes Japonisë dhe Senegalit në grupin H. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Ekaterinburg Arena” në ora 17:00.

Para kësaj ndeshjeje, Japonia dhe Senegali kanë nga 3 pikë.

Përballja e fundit do të luhet mes Polonisë dhe Kolumbisë në grupin H. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Kazan Arena”, me fillim në ora 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button