Sonte sërish protestohet kundër ndryshimit të emrit

Protesta pritet të fillojë në orën 20, nga një grup protestuesish që thonë se janë kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Komunikacioni ne pjesën qendrore të Shkupit do të ndryshohet për shkak të vendosjes së foltores para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për protestën e organizuar nga grup qytetarësh “Të rinjtë për Maqedoni”, informojnë nga Ministra e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të kryejë ri drejtimin e komunikacionit rrugor në rrugët: udhëkryqi “Dame Gruev – Vasil Gllavinov” në drejtim të “Kryqit të Kuq” dhe nga prapa nga udhëkryqi “11 Oktomvri – Koço Racin”.

Në të njëjtën kohët, ju bënë thirrje të përmbahen nga akte të dhunshme në kohën e protestës.

“Ministria e Punëve të Brendshme punon dhe respekton të drejtën për shprehjen e mendimeve kundër, por në të njëjtën kohë bëjmë thirrje deri tek qytetarët të përmbahen nga aktet e dhunshme dhe aktivitete të dhunshme për t’u ruajtur rendi publik dhe qetësia”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button