fbpx

Shqiptarët mposhtin Serbinë në Rusi, Xhaka e Shaqiri festojnë me shqiponjë (FOTO)

Përfaqësuesja e Zvicrës e udhëhequr nga shqiptarët ka arritur të mposht 2:1 Zvicrën në Kaliningrad të Rusisë.

Zvicra ka shënuar një fitore madhështore në Kupën e Botës duke përmbysur rezultatin ndaj Serbisë nga 0-1 në 2:1, me golat e shënuara nga Xhaka dhe Shaqiri, transmeton Lajmi.net.

Ndeshja e zhvilluar në Kaliningrad tërhoqi vëmendjen e gjithë botës e në veçanti shqiptarëve, pasi për Zvicrën nga minuta e parë u paraqitën katër shqiptarë në fushë, tre prej tyre nga Kosov (Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili).

Serbëve u takuan vetëm pesë minutat e parë të takimit, ku edhe arritën të shënojnë golin e epërsisë për 1:0.

Një harkimi të Tadic, iu përgjigj mirë sulmuesi i Newcastel United, Mitrovic, për 1:0.

Vazhdimi i pjesës së parë u dominua nga ekipi i Zvicrës.

Ishte Blerim Xhemaili që kishte dy mundësi të mira shënimi, por mungesa e përqendrimit në momentet vendimtare bën që t’i shpërdorojë ato.

Me epërsi 1:0 në të mirë të serbëve, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Fillimi i pjesës së dytë solli edhe më tepër angazhim të Zvicrës, sidomos të Shaqirit dhe Xhakës.

Luhej minuta e 52’ kur Shaqiri provon një goditje mjeshtërore, por topi i tij u devijua për të arritur te Granit Xhaka, i cili me qetësi të madhe lëshoi “bombën” për të shënuar një nga golat më të mirë në këtë botëror.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova nuk kurseu aspak dhe festoi me shqiponjë midis Rusisë përballë serbëve.

Pas këtij goli, Zvicra veç sa rriti sulmet ndaj portës së Serbisë, ku i rrezikshëm nga të dy krahët paraqitej Xherdan Shaqirit.

Në minutën e 89’, Zvicra shënoi edhe golin e fitores me anë të Shaqirit, që po ashtu festoi me shqiponjë, për fitoren më të rëndësishme në karrierën e tij./Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button