Kreu i Çairit Ganiu mirëpriti nobelistin Ferid Murad, shpalosën pllakën e re të rrugës “Ferid Murad” në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në Komunën e Çairit fituesin e çmimit Nobël në shkencën e fiziologjisë dhe mjekësisë në vitin 1998 – z. Ferid Murad,i shpallur Qytetar Nderi i Çairit në vitin 2012.

Ata zhvilluan një takim mjaft miqësor dhe në shenjë mirënjohjeje për lartësimin e vendit prej ku ka prejardhjen përmes gjenialitetit të dëshmuar në botën e shkencës, kreu i Çairit u përkujdes që rruga që mban emrin e tij tashmë disa vite me rradhë të ketë pllakë të re, të cilën sot bashkë e shpalosën, thuhet në njoftimin nga Komuna e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button