LSDM: Çfarë fsheh Ivanovi? Refuzimi i mekanizmit të transparencës është në kundërshtim me interesat e qytetarëve

Veprimet e tërësishëme të Gjorge Ivanovit janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit, reagon Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pas refuzimit të presidentit Ivanov të tregojë se si i harxhon paratë e popullit, njofton Portalb.mk.

“Dëshmia e fundit për këtë është refuzimi i mekanizmit për qeverisje transparente, të ndershme dhe të përgjegjshme përmes së cilës qytetarët në çdo moment i kanë parasysh informatat dhe të dhënat për shpenzimin e parave të tyre.
Pas veprimit të tillë, logjikisht shprehet pyetja se çfarë fsheh Ivanov nga qytetarët? Qytetarët meritojnë të kenë qasje në shpenzimin e parave të tyre nga ana e funksionerëve të emëruar dhe të zgjedhur.” shkruhet në kumtesën e kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button