Shkup, Parlamenti nikoqir i mbledhjes vjetore të përfaqësuesve të Komisioneve për Mbrojtje dhe Siguri nga Parlamentet e Evropës

Komisioni për Mbrojte dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë RACVIAC, me mbështetje partnere të Qendrës së Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DKAF), nga 24 deri 26 qershor 2018 do të jenë nikoqirë dhe organizatorë të Mbledhjes vjetore të përfaqësuesve të Komisioneve për Mbrojtje dhe Siguri nga Parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore, njofton Portalb.mk.

Konferenca do të fokusohet në sfidat bashkëkohore të sigurisë në Evropën Juglindore, rritjen e misioneve jotradicionale të ushtrisë dhe praktikat e mira të mbikëqyrjes parlamente mbi sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në këtë eveniment pritet pjesëmarrje e më shumë se 30 parlamentarë, anëtarë të Komisioneve për Mbrojtje dhe Siguri dhe më shumë se 20 nëpunës shtetërorë nga rajoni i Evropës Juglindore, si dhe numër i madh i ekspertëve, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve ndërkombëtare të cilat janë angazhuar për këto çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button