Analizë ekonomike: Ka banesa, s’ka blerës

Shkruan: Aneta Dodevska



Tetova dhe Aerodromi – liderë për nga ndërtimi i banesave
Sektori ndërtimor – në rreth të borxhit
Qytetarët s’kanë para të blejnë banesa

Rriten shpenzimet për punë në sektorin ndërtimor. Trendi i rritjes së shpenzimeve për material ndërtimor, por edhe për të punësuarit në ndërmarrjet ndodh në vazhdimësi – konfirmojnë nga Shoqata e ndërtimtarisë. Sipas matjeve të fundit të Entit statistikor – në tremujorëshin e parë të këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar të periudhës së njëjtë është regjistruar rritje e shpenzimeve të përgjithshme për ndërtimin e objekteve të reja, individuale për banim prej 1.8 për qind.

Tre muajt e parë të vitit 2012/2011

Shpenzimet në ndërtimtari 1.8 %
_____________________________________
Shpenzimet për material   1.5 %
Shpenzimet për të punësuarit 2.6 %

“E vërtetë është ajo se shtrenjtim ka dhe që është më e keqe, ato nuk ndodhën përnjëherë dhe njëkahshëm, por pjesë pas pjese, dhe nëse krahasojmë periudhën e tanishme në krahasim me vitin e kaluar, mund të flasim për shtrenjtimin e të gjitha materialeve ndërtimore përreth 10 dhe 15 për qind”, vlerëson Nikolla Velkovski nga Shoqata e ndërtimorëve.

Sipas përllogaritjeve të biznesmenëve, rritja e shpenzimeve është si rezultat i rritjes së çmimit të energjenseve për transport, fillimisht për ato materiale që importohen, e më pas edhe tek prodhimtaria vendore. Vlerësohet se pjesëmarrja e energjeseve në prodhimin vendor të materialeve ndërtimore, gjegjësisht në çmimin e prodhimit të gatshëm arrin mes 30 për qind deri në 40 për qind.

Pikërisht për shkak të kësaj gjendje, punonjësit ndërtimorë thonë se kanë kërkuar mbështetje subvencionale nga Qeveria, por deri më sot përgjigje nuk ka. Derisa vitin e kaluar ndodhi një bum në sektorin ndërtimor dhe masovisht ndërtoheshin ndërtesa – fillimi i këtij viti, sipas analizave të punonjësve ndërtimorë, ka qenë i rëndë. As qytetarët nuk kanë para që të blejnë banesa, as investitorët, për shkak të krizës guxojnë në hyjnë në projekte më serioze, vlerëson Velkovski.

“Fakti se jepen më pak leje për ndërtim praktikisht tregon se njerëzit dhe ndërmarrjet janë të rezervuara për të investuar, sundon një apati për investime madje edhe tek investitorët më të fuqishëm. Shumë është zvogëluar numri i kërkuesve për ndërtim të shtëpive private individuale, mendoj se po dobësohet edhe fuqia ekonomike tek qytetarët ndërsa edhe njerëzit vështirë vendosen për të investuar kur dihen se nuk mund ta mbyllin konstruksionin financiar”, konstaton ish-arkitekti i qytetit.

Hulumtimi i fundit i Entit për statistikë tregon se në prill janë dhënë 200 aprovime për ndërtim dhe krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar – është regjistruar zvogëlim për 9 për qind. Nga ana tjetër, vlera e paraparë e objekteve për të cilat nuk ka aprovime për ndërtim në periudhën e njëjtë krahasuese është rritur për 60 për qind dhe arrin 36.4 milionë euro. Si investitorë lajmërohen 157 persona fizik dhe 43 ndërmarrje.

Në këtë kuartal të parë të vitit, analizuar sipas aprovimeve për ndërtim, është paraparë që të ndërtohen 442 banesa. Sipas analizës, më së shumti banesa duhet të ndërtohen në Tetovë, Kumanovë, ohër, veles dhe Strugë. Në komunat e Shkupit, sipas numrit të banesave të sapondërtuara në përparësi janë Aerodromi, Gjorçe Petrov dhe Kisela Voda të Shkupit.

Ndërtimi i banesës (sipas komunave) – kuartali i parë 2012
Tetovë               87
Aerodrom           73
Gjorçe Petrov     42
Ohër                  22
Kumanovë        22
Veles                 20
Strugë               15


Kriza e borxheve nuk kurseu as këtë sektor, i cili në vend llogaritet si një nga kryesuesit që duhet të sigurojë rritje ekonomike. Ndonëse përmbahen nga komentet dhe analizat për huamarrjen e brendshme të kompanive ndërtimore, Velkovski kështu e sqaron likuiditetin momental të sektorit ndërtimor: “Tani realizohet fitim minimal për investime të tilla vëllimore. Vështirë jetohet dhe çdo muaj është më i rëndë se ai paraprak, njëri tjetrit i kemi borxh, shteti na ka borxh, ne i kemi shtetit”.

BLEJ SHTËPI – BLEJ BANESË – VETËM REKLAMË?

Me arsyetimin se dëshiron t’u ndihmojë qytetarëve dhe ta lëviz tregun me shitjen e banesave, Qeveria filloi projektin “Blej shtëpi – blej banesë”. Ndonëse koncepti i subvencionimit të kredisë banesore për qytetarët, duhej ta rriste kërkesën dhe ta ulë çmimin për metër katrorë, që në fillim të promovimit të projektit, dobësitë dolën në shesh. Ata që vendosën të aplikojnë, u ngatërruan në procedurat dhe dokumentet e gjata. Në mungesë të efekteve të pritura, Qeveria disa herë prolongoi afatin për aplikim të qytetarëve.

Në fillim të fushatës, 500 qytetarë vendosën të shfrytëzojnë kreditimin e subvencionuar. Pas një periudhe të shkurtër, u ndanë vetëm 50 vendime për kredi të aprovuara kreditore, apo përfshinë vetëm 10 për qind të aplikuesve. Me tërë projektin duhet të përfshihen 2000 njerëz, gjegjësisht familje. Njëra nga grupet tërësore janë të rinjë, ndërsa nga ana tjetër statistika tregoi se nga shkalla e përgjithshme e papunësisë prej 31 për qind madje 48.5 për qind janë të rinj të moshës deri në 29 vjeç, apo ata blerës potencial të banesave.

Pikërisht këta njerëz që në fillim janë përjashtuar nga projekti Blej shtëpi-blej banesë, për shkak se kushtet bankare janë të qarta, pa punësim, s’ka kredi. Bumi me tregun e patundshmërive të vitit 2008, kur pritej hyrja e Maqedonisë në NATO, nuk do të përsëritet, të njëzëshëm janë njerëzit e biznesit ndërtimor. Atëbotë çmimi i banesave rrënjësisht u rrit ndërsa qytetarët blinin banesa, si njëra nga mënyrat më të sigurta për investim.

Se kondicioni financiar tani është dobësuar rrënjësisht jo vetëm për blerje por edhe për qiramarrje të patundshmërive – tregon edhe analiza e punonjësve ndërtimorë për shitje dhe qiramarrje të hapësirave afariste. Nga shoqata thonë se thuajse nuk ka kërkesë në treg për marrje me qira të objekteve afariste, gjegjësisht të zyreve, që është tregues se kriza në ekonominë e përgjithshme ende po zgjat.

Autorja është bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button