Zaev: Shpresoj se do t’i zbutet zemra Macron-it

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot deklaroi se pret që Maqedonia javën e ardhshme të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Ai shpreson se me hapat që i ka bërë vendi, do t’i bind të gjithë ata që ende kanë rezerva të caktuara për zgjerimin e BE-së, transmeton Portalb.mk.

“Shpresoj se të gjithë miqtë nga BE-ja, asnjë vend nuk do ta lënë indiferent të miqësisë së manovrimit evropian që Maqedonia e ka demonstruar atë që është e nevojshme për gjithë Ballkanin. Evropa është baza e vlerave dhe besoj se vendi ynë, edhe pse i vogël, mban mësim pozitiv përmes sjelljes evropiane dhe ndërtimin e miqësisë”, deklaroi Zaev nga Kriva Pallanka duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në lidhje me përmbajtjen e Francës për përcaktimin e datës për fillim te bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Shpresoj se do të zbutet edhe zemra e presidentit të Francës, Emanuel Macron, i kuptoj debatet që hapen në Francë, por Franca është mik i ynë. Nëse Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe vendet tjera ecin përpara, atëherë Evropa do të ecë përpara, ndërsa motivimi i qytetrëve tanë do të jetë edhe më i lartë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button