Airbus kërcënon se për shkak të Brexit do të largohet nga Britania

Gjiganti i aviacionit Airbus ka kërcënuar se do të largohet nga Britania e Madhe nëse vendi largohet nga Bashkimi Evropian pa arritur paraprakisht një marrëveshje rreth veprimtarisë së saj në të ardhmen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania e cila në 25 lokacione në Britani ka punësuar rreth 14 mijë njerëz thotë se do të “shqyrtojë praninë e saj afatgjate në vend”, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Airbus gjithashtu thekson se propozimi i marrëveshjes aktuale të tranzicionit, i cili vazhdon deri në dhjetor të vitit 2020 është tepër i shkurtër që kompania të riorganizojë zinxhirin e saj të furnizmit.

Kumtesa u publikua në bazë të vlerësimit të kanosjes së kompanisë nga Brexit-i, e cila u publikua të enjten.

“Në të gjitha skenarët Brexit ka pasoja serioze negative për industrinë e aviacionit të Britanisë së Madhe dhe Airbusit, prandaj duhet përshpejtuar masat urgjente lehtësuese”, ka thënë Tom Williams, drejtori kryesor operativ i avionëve komercial Airbus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button