Statistikat skandaloze të Messit: më pak pasime sesa portieri Caballero

Pas humbjes së Argjentinës që pothuajse e ka nxjerrë jashtë Botërorit, kritikat janë drejtuar nga Leo Messi.

Ylli i Barcelonës zhvilloi një ndeshje nën mesatare ndaj Kroacisë dhe statistikat e tregojnë këtë gjë. Gjatë gjithë ndeshjes, Messi dha vetëm 31 pasime, më pak madje edhe sesa portieri Caballero, i cili pasoi 36 herë. Edhe mbrojtësat Mercado (49), Otamendi (72) dhe Tagliafico (84) pasuan më shumë sesa numri 10 i Argjentinës, transmeton TCH.

Messi goditi vetëm një herë në portë dhe u përpoq të driblonte 9 herë.

Gjithashtu, përshkoi 7,6 kilometra në fushë, kur mesatarja e skuadrës ishte 9. Por, bie në sy se 84% të këtyre kilometrave Messi i ka bërë duke ecur dhe ka realizuar vetëm 29 vrapime.

Statistikat tregojnë se Messi ishte krejtësisht apatik…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button