Poloni, nga stuhia e fuqishme humb jetën zv/kryebashkiaku

Zyrtarët polakë bënë të ditur se Zëvendës kryebashkiaku i Wolomin, qytetit në pjesën qendrore të vendit, ka humbur jetën kur mbi të ra një degë nga pema gjatë një stuhie të fuqishme. Nga stuhia u plagosën 6 persona ndërsa janë dëmtuar rreth 300 objekte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia polake sot njoftoi se Robert Makowski, Zëvendës kryebashkiaku i Wolomin, pranë Varshavës, ka humbur jetën nga plagët e marra kur dje një degë e pemës kishte rënë mbi të.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Pawel Fratczak ka thënë se për shkak të stuhisë janë detyruar të ndërhyjnë në më shumë se 4.300 raste dhe se sot në mëngjes 74 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Ai shtoi se kanë shpërthyer edhe dhjetra zjarre nga dëmtimi i largpërçuesve nga stuhia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button