New York, shënohet Dita Ndërkombëtare e Jogas (VIDEO)

Në New York të SHBA-ve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jogas, qindra persona bënë joga në Sheshin Times, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh personash të cilët morën pjesë në aktivitet, festuan 21 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Jogas si dhe ardhjen e verës me ditën më të gjatë të vitit.

Pjesëmarrësit të cilët u mblodhën në shesh me qilima shumëngjyrëshe të jogas formuan pamje të bukura.

21 qershori që nga viti 2014 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Jogas” dhe çdo vit me këtë rast jogadashësit nga vende të shumta të botës bëjnë joga së bashku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button