Portugalia nuk guxon të dështojë ndaj Danimarkës

Mesfushori portugez, Miguel Veloso, e ka bërë të qartë se Portugalisë i duhet fitorja ndaj Danimarkës nëse mendon që ta kalojë fazën grupore të Kampionatit Evropian.‘Seleccao’ u mposhtën me epërsi minimale nga Gjermania në sfidën e parë në Grupin B, ndërkohë që Danimarka shkaktoi befasi duke e mposhtur Holandën me rezultat identik.

“Humbja është diçka për të cilën nuk mund të mendojmë. Do të hyjmë në ndeshjen ndaj Danimarkës me qëllim për ta fituar, ashtu siç bëjmë gjithmonë”.

“Kam parë skuadra duke u kualifikuar nga faza grupore me vetëm tri pikë dhe ne duhet të besojmë deri në momentin e fundit”, ka thënë Veloso në një konferencë me gazetarë. /portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button