Lavrov: Shpresojmë që vendimi i SHBA-ve nuk është përfundimtar

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, në lidhje me largimin e SHBA-ve nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut tha se shpresojnë se ky vendim nuk është përfundimtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët për mediat pas takimit të tij me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, foli për vendimin e SHBA-ve për largimin nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ai tha se SHBA-të veten e vlerësojnë si “kampion” në lidhje me të drejtat e njeriut. “Shpresojmë që ky vendim nuk është përfundimtar dhe se SHBA-të do të theksojnë angazhimin e tyre ndaj OKB-së, në veçanti për një temë që ka rëndësi edhe për veten, për të drejtat e njeriut”, tha kryediplomati rus.

Ndërsa Guterres, duke treguar se ende nuk e ka parë raportin e OKB-së në lidhje me sulmet kimike në Gutën Lindore, tha se “Në këtë proces qoftë nga ushtria siriane, qoftë nga grupe të ndryshme të armatosura janë zhvilluar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Ai tha se punojnë me Rusinë për zbatimin e rezultatit të bisedimeve në Soçi. “Ashtu siç u vendos për një kohë të shkurtër do të formohen komision kushtetues. Për të arritur në një zgjidhje jemi duke punuar me Federatën Ruse”, tha Guterres.

Guterres deklaroi se në rast se zbatohet rezultati i bisedimeve në Soçi, mund të mbrohet uniteti i Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button