Abolimi nga presidenti Ivanov ende shihet si “shpëtim” nga të akuzuarit

Duke u mbështetur në abolimin që e miratoi presidenti Gjorge Ivanov, avokati i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov kërkoi që gjykata ta përfundojë procedurën kundër klientit të tij. Por, sipas ekspertëve, kjo është e pamundur për shkak se abolimi i presidentit ishte joligjor dhe është anuluar. Sipas tyre, të akuzuarit abolimin e presidentit e shohim si “shpëtim”, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Gjithnjë e më shumë të akuzuarit e rasteve të Prokurorisë Speciale Publike në seancat gjyqësore e përmendin abolimin nga presidenti Ivanov për përfundimin e procedurave kundër tyre. Në seancën e fundit për përgjimet masovike-joligjore “TargetFortesa”, avokati i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov kërkoi nga gjykata ta përfundojë procedurën. Sipas mbrojtjes, vendimi i Ivanovit nuk mund të suspendohet me Ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për abolim (falje).

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski tha se kërkesat e tilla nuk kanë bazë.

“Ky abolim që është miratuar nga ana e presidentit të vendit ishte kundërkushtetues, kundërligjor dhe kishte reagime të dukshme nga opinioni, presidenti u detyrua që i njëjti të anulohet dhe tërhiqet”, tha Ivanovski.

Mbrojtja e të akuzuarve është mbështetur edhe në vendimin e Gjykatës Supreme  e cila nuk e ka pranuar kërkesën për ekstradimin e të akuzuarve nga PSP-ja, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski për shkak se janë falur nga Ivanov. Profesoresha universitare, Mirjana Najçevska tha se ky është akt kundërligjor që shkakton veprime se pse nuk është sanksionuar veprimi i Ivanovit.

“Ky është problem i politikës që besimi i tyre se kjo punë është përfunduar dhe se nuk duhet të merremi më me atë. Do të thotë nuk është punë e Greqisë ose tani në veprimin politik, por mungesë e njohjes së një gabimi që duhej të sanksionohet”, konsideron Najçevska.

Ndryshe, para dy viteve presidenti Ivanov miratoi vendim për abolim të 56 politikanëve dhe funksionarëve që janë të përfshirë në aferën e përgjimeve joligjore dhe për të cilët zhvillohet procedurë nga PSP-ja. Mirëpo, pas një muaji ai e tërhoqi vendimin për 22 politikanë dhe për të tjerët la hapësirë të bëjnë kërkesë te ai se dëshirojnë të tërhiqet abolimi.

12/4/2016 – Ivanov i falë të gjithë politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janë nën hetime

06/6/2016 – Ivanov i shfuqizoi të gjitha vendimet për falje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button