Victoria Beckham flet për herë të parë për ‘krizën’ në çift

David dhe Victoria Beckham janë drejt ndarjes? Lajmi se një ndër çiftet më të dashur dhe më jetëgjatë të showbiz-it janë në krizë ka qarkulluar kudo nëpër media këto kohë. Për herë të parë ish-Spice Girl është shprehur për këtë çështje në një intervistë për “Forbes Woman”, ku ka folur për jetën dhe familjen e saj.

Përpiqem shumë që të jem një nënë, një bashkëshorte dhe një profesioniste e mirë. Kam mbështetjen e një burri të mrekullueshëm. Ne jemi të barabartë në çdo gjë që bëjmë. Kur unë jam larg është David ai që merret me fëmijët dhe me gatimin”, -është shprehur stilistja.

Ndërsa për sa i përket lajmit të ndarjes, përfaqësuesit e familjes Beckham janë shprehur për mediat se nuk është aspak e vërtetë një gjë e tillë dhe se ky lajm ka dal nga njerëz dashakeq. Pra, rrini të qetë, nuk ka ndarje!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button