Boshnjakovski për TV greke: Greqia dhe Maqedonia do ta pranojnë termin “maqedonas”

Sipas marrëveshjes, Maqedonia dhe Greqia e pranojmë termin “maqedonas” në të dyja vendet në pajtueshmëri me kulturat e të dyja palëve, thotë zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski për televizionin grek “Epsilon”, në pyetjen nëse qytetarët e Maqedonisë do të quhen maqedonas ose qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Boshnjakovski sqaron se sipas nenit 7 të marrëveshjes, të dyja palët janë marrë vesh se çfarë do të thotë termi “maqedonas” për Greqinë dhe çfarë për ne, por edhe se në pasaportat tona rregullohet nënshtetësia në të cilën do të shkruhet “Macedonian/citizien of North Macedonia” (Maqedonas, qytetar i Maqedonisë së Veriut).

“Perspektiva në Greqi ekzistojnë njerëz të cilët ndihen si maqedonas dhe bëjnë pjesë në kulturën helenase është 100% e pranueshme për ne. Në të njëjtin nen, pala greke pranon se ekziston moment kur terminët “maqedonas” dhe “Maqedonia” janë të pranueshme për kulturën tonë, që është plotësisht e dallueshme nga kultura juaj. Kjo është baza e marrëveshjes dhe unë nuk shoh kurrfarë pika të konfliktit”, deklaroi zëdhënësi Boshnjakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button