Lëshohet në përdorim stacioni filtrues i ujërave të zeza në Kërçovë

Me një ceremoni solemne, sot u përurua stacioni filtrues i ujerave të zeza në Kërçovë, një projekt kapital për mjedisin jetësor i financuar nga BE që kap shumën 8.3 milion euro. Përveç përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe qendror, në këtë solemnitet mori pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadori Samuel Zhbogar i cili paralajmëroi mbështetje edhe për projekte të tjera në Kërçovë, njofton TV Uskana.

Sot në Kërçovë promovohet një projekt shumë i rëndësishëm për shëndetin e popullatës vendore, por BE do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë projektet në sektorin e mjedisit jetësor ku është planifikuar një investim prej 113 milion eurove, tha ambasadori Samuel Zhbogar gjatë ceremonisë solemne për lëshimin në përdorim të stacionit filtrues të ujrave të zezë në Kërçovë.

Në emër të qeverisë së Maqedonisë, të pranishmit i përshëndeti zv. kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i cili i shprehu mirënjohje BE për investimet kapitale që përmirësojnë cilësinë e jetesës për popullatën e vendit.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button