Dimitrov: Kusht për anëtarësim të plotë në NATO do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes me Greqinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në emisionin e sotëm në “Tv Telma” tha se Maqedonia do të hyjë në NATO me emrin e ri, ndërkaq njëri prej kushteve në ftesë i cili do të duhet të plotësohet deri në anëtarësimin e plotë, do të jetë implementimi i plotë i Marrëveshjes me Greqinë, njofton Portalb.mk.

“Në Marrëveshjen të gjitha këto procese janë të përfshira në implementimin. Në Samit të gjithë vendet anëtare do të miratojnë vendim për dërgesë të ftesës për anëtarësim, ndërkaq çdoherë ka kushte që vendi që do të thirret do të duhet që t’i plotësojë edhe ato kushte. Ajo që na ngelet neve është që ta implemetojmë tërësisht Marrëveshjen e Greqinë. Ne do të hyjmë në NATO me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button