Përfundimisht është Maqedonia Veriore, dhe jo veriu i Maqedonisë

Profesoresha Biljana Vankovska këto ditë (13.06.2018) për portalin “Faktor” në lidhje me vendimin për emrin dhe marrëveshjen me Republikën e Greqisë, dha deklaratën në vazhdim mes të cilave thotë:

Versioni i propozuar në anglisht (Republic of North Macedonia) nuk do të thotë Republika e Maqedonisë Veriore, por Republika e veriut të Maqedonisë. Të ishte Maqedonia Veriore do të tingëllonte Republic of Northern Macedonia. Heqja dorë prej pakicës kombëtare maqedonase është tregim tjetër…

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e profesoreshës Biljana Vankovska, dhënë me rast të konferencës për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën dha detaje se marrëveshja me Greqinë rreth çështjes shumë dekadëshe për emrin, është e pavërtetë.

Nëse shihet enciklopedia Britaneze dhe Wikipedia, mund të vërehet se emërtimet e shteteve, emrat e të cilëve kanë mbiemra (veriore, jugore) janë shkruar në mënyrën si në shembujt në vazhdim:

South Africa – (Afrika Jugore – Republika Jugafrikane )

North Korea – (Korea e Veriut)

South Korea – (Korea Jugore)

North Carolina – (Karolina e Veriut)

South Carolina – (Karolina e Jugut)

North Dakota – (Dakota e Veriut)

I provokuar nga deklarata e Vankovskës, Ognen Vangellov, doktorant dhe ligjërues në Universitetin e Kuinsit në Kanada, në profilin e tij në Facebook publikoi status në të cilin thotë se “për çdo njërin që e njeh gjuhën angleze, deklarata është desinformatë e pastër” dhe sqaron përse:  

Në gjuhën angleze ekzistojnë dy forma për fjalën verior/e: north dhe northern. Fjala north njëkohësisht është edhe emër (veri) edhe mbiemër (i/e veriut). Nëse qëndron para emrit, atëherë ka funksionin e mbiemrit. Northern është vetëm mbiemër. Por, forma më e shpeshtë që përdoret për emërtime gjeografike, siç janë kontinentet, shtet etj, është north. 

Shembuj të shteteve me mbiemrin north: North Korea (Korea e Veriut), North Carolina (Karolina e Veriut), North Dakota (Dakota e Veriut). Do të thotë të gjitha me north. Më pas kontinenti Amerika e Veriut është North America, dhe jo Northern America. E njëjta edhe me fjalën jug (south). Shteti është South Africa, dhe jo Southern Africa (e dyta do të ishte pjesa jugore e kontinentit të Afrikës). Përndryshe rregulli nuk është absolut, mund të ketë përjashtime, si për shembull, Western Australia (Australia Perëndimore, shtet në Australi). E fundit është rast kufitar, sepse në të njëjtën kohë është edhe shtet edhe pjesë perëndimore e shtetit të Australisë. Sido që të jetë, edhe njëra edhe tjera si mbiemër kanë kuptimin verior/e. 

Do të thotë northern më së shpeshti përdoret si fushë veriore në një tërësi gjeografike. Kjo më shpesh përkthehet si “pjesa veriore e”. Kështu, për Vojvodinën do të thuheshte “Serbia’s northern province of Vojvodina” (Krahina veriore e Serbisë, Vojvodina…).  “Slovenia was the northern republic of former Yugoslavia…” (Sllovenia ka qenë republikë veriore në ish Jugosllavi). Po ashtu kemi Northern Ireland (Irlanda e Veriut), e cila nuk është shtet i pavarur, por pjesë veriore e tërësisë gjeografike të Irlandës. 

Do të thotë termi North Macedonia është i saktë dhe aspak nuk do të thotë “në veri të Maqedonisë”. E fundit në anglisht do të ishte To the North of Macedonia ose Republic to the North of Macedonia. 

Duke ironizuar qëndrimin e Vankovskës, profesoresha Mirjana Najçevska në Facebook shkroi:

Nëse shkojmë me këtë logjik enciklopedia Britaneze ka gabuar rëndë kur ka folur për Amerikën e Veriut(https://www.britannica.com/place/North-America: North America occupies the northern portion of the landmass generally referred to as the New World, the Western Hemisphere, or simply the Americas).

BURIMI: VËRTETËMATËS.MK

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button