Xhorxh dhe Aleksander Soros: Zgjidhja e çështjes së emrit paraqet mundësi që Evropa dhe SHBA të mbeten përkrahës të rajonit

Themeluesi dhe kryesuesi i Fondacioneve të Shoqërive të Hapura, Xhorxh Soros dhe zëvendëskryetari i Fondacioneve, Aleksander Soros në një deklaratë të përbashkët e përshëndetin arritjen e marrëveshjes për problemin që e kanë pasur Maqedonia dhe Greqia për çështjen e emrit, transmeton Portalb.mk.

“Kompromisi historik për riemërimin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, me çka zbutet rivaliteti rreth historive nacionale, hap ditarë për mundësi për liderët në Evropë dhe në SHBA t’i hedhin trendët momentale dhe të fillojnë të ndërtojnë të ardhme të sigurt për shtetet e Ballkanit: arritje që do të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit për gjithë Evropën. Një iniciativë e guximshme rajonale për krijimin e bashkimit ekonomik ballkanik, të modeluar sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, mund t’i shfrytëzojë ambiciet pro-perëndimore të këtyre popujve. Kjo iniciativë tashmë është përshëndetur nga liderët e rajonit, posaçërisht nga Vuçiq. Madje edhe Bashkimi joformal mund të sjellë përfitim për rreth 18 milionë banorë të rajonit, si dhe për Evropën dhe për SHBA-të, dhe mund ta lehtësoje integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata thonë se zgjidhja e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë paraqet mundësi historike që Evropa dhe SHBA-të të mbeten përkrahës të shteteve ballkanike.

“Megjithatë, zgjidhja e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë paraqet mundësi historike. Edhe Evropa ( përfshirë Anglinë) dhe SHBA duhet të mbeten përkrahësit më entuziast të këtij bashkimi ekonomik mes shteteve të Ballkanit. Ky bashkim nuk do të jetë riformim i ish-Jugosllavisë. Në të kundërtën, mund të jetë asociacion jo aq i ngushtë i shteteve që janë bashkuar përmes tregtisë së lirë. Prosperitet më i lartë dhe kohezioni mes këtyre shteteve do t’i bëjë më pak të ndjeshëm ndaj ndikimeve ekonomike, diplomatike dhe ushtarake – nga Pekini, Ankara dhe Moska”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button