Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë për ratifikimin: ka filluar erë e re miqësore

Zëdhënësi i Qeverisë Greke, Dimitris Xanakopullos, ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë në Kuvendin e Maqedonisë, e sheh si nisje të erës së se re miqësore dhe bashkëpunuese ndërmjet të dyja shteteve, dhe shteteve të rajonit të Ballkanit, njofton Portalb.mk.

“Kuvendi i shtetit fqinj, me ratifikimin e sotëm, ka ndërmarrë hapat e para për hyrje në fuqi të marrëveshjes. Në këtë marrëveshje, shoqëria ndërkombëtare kaloi në anën e të dyja shteteve, të cilat i dhanë fund konfliktit që shumë u kushtoi të dyja shteteve. Për Qeverinë e Greqisë, marrëveshja paraqet akt të përgjegjësisë dhe patriotizmit, që e kthen historinë reale dhe u përgjigjet nevojave të popullit të Greqisë, i cili në pjesën më të madhe, ka dashur bashkëjetesë të qetë, të fuqishme dhe bashkëpunim me të gjitha shtetet e Ballkanit”, tha Xanakopullos.

Kjo deklaratë e Xanakopullos vjen pasi që sot në Kuvendin e Maqedonisë u ratifikua marrëveshja e emrit me Greqinë, që u nënshkruar të dielën në Prespë.

Me 69 “për”, Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button