Dimas: Zgjidhja e emrit është në duart e Gruevskit!

Nënkryetari i partisë greke “Demokracia e Re”, Stavros Dimas, në intervistë për “Katimerini” për kontestin greko-maqedonas për emrin, theksoi se pala greke është e gatshme dhe e mbështet procesin negocues nën patronazhë të Kombeve të Bashkuara.

“Duam ta shohim vendin fqinjë se si lëviz drejt Bashkimin Evropian dhe NATO-s. Në duart e zotëri Gruevskit është që shpejtë të gjejë zgjidhje. Në vend se të kërkojë dhe të gjejë arsyetime për të akuzuar Greqinë, më mirë është të fokusohet në negociatat që të arrihet zgjidhje e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët”, deklaroi Dimas. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button