Ekzekutimi i tetovarëve, vepër e ish-karabinierëve

Dy kurbetçarët nga Tetova, trupat e të cilëve u gjetën në mal, vitin e kaluar në tetor u vranë nga ish-policët Luka Çerubini dhe Daniele Saravini, ndërsa i akuzuar është edhe Andrea Bolonji, i cili pas vrasjes u zhduk nga Italia, ndërsa policia e kërkonte atë me fletëarrest ndërkombëtar dhe të njëjti e arrestoi në një vend turistik në Tunis.

Tetovarët u ekzekutuan pasi  kuptuan se janë mashtruar dhe se nuk do të marrin kredit prej 26 milionë eurosh për të ndërtuar një qendër tregtare në Shkup.

Uzunov dhe Salija janë nisur në drejtim të Breshës së Italisë, me qëllim që t’i kthejnë 400.000 eurot të cilat ua dhanë si garancë për kredinë e Saravinjit, ku edhe u vranë nga ish-policët italianë. Sipas hetimit, Çerubini, me urdhër të Saravinit i ka vrarë dy tetovarët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button