fbpx

Thaçi në takim me eurodeputetët: Hap shumë pozitiv arritja e marrëveshjes për emrin me Greqinë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot në Bruksel është takuar me deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgël, njëherë edhe raportues për Maqedoninë në PE, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, që aktualisht shërben si zëvendës-president përgjegjës për politikën e jashtme dhe të drejtat e njeriut.

Në këtë takim janë diskutuar temat aktuale politike në Maqedoni dhe rajon, si dhe proceset integruese të Maqedonisë në NATO dhe BE, njoftoi Shërbimi për Informim i PDSH-së.

Thaçi e vlerësoi si hap shumë pozitiv arritjen e marrëveshjes për kontestin e emrit me Greqinë që e hap rrugën e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike dhe që do të ndihmojë për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, Thaçi potencoi se procesi euro-atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe i siguroi bashkëbiseduesit për përkushtim maksimal të PDSH-së dhe të qeverisë drejt procesit të reformave, duke shprehur bindjen se Këshilli i BE-së do t’i ndajë Maqedonisë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke e vlerësuar këtë periudhë si shumë të rëndësishme për integrimet tona euro-atlantike, Thaçi në takim kërkoi mbështetjen e plotë të miqve ndërkombëtar, si dhe bëri thirrje për hapjen e bisedimeve të vendeve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close