Goditje e papritur në merkato, Reali blen portierin “anonim”

Real Madrid ka realizuar një tjetër blerje për këtë merkato vere dhe përforcimin e skuadrës e ka nisur nga porta.

Kur të gjithë prisnin që kampionët në fuqi të Evropës të blinin portierë si Alisson apo Courtois, Reali bleu ukrainasin Andriy Lunin, të Zorya Luhansk, transmeton TCH.

19-vjeçari është 1,91 metra i gjatë dhe kërkohej nga Liverpool dhe Roma. Blerja e tij u mbyll për 8,5 milionë euro plus bonuse.

Mediat sportive spanjolle thonë se blerja e këtij portieri nuk e pengon afrimin e Alisson Becker nga Roma. Alisson do të vijë për të luftuar për një vend titullari me Keylor Navas, ndërsa Lunin do të jetë portier i tretë ose portier i parë te ekipi i dytë i Realit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button