Është e vërtetë se VMRO-DPMNE frenon ligjin kryesor për mediumet

Ndryshime në LSHMAAV përgatiten që në kohën e të ashtuqjuaturit proces i Përzhinos prej 2015-2016, kur katër partitë e atëhershme parlamentare biseduan për këto ndryshime, sepse fusha e mediumeve ka qenë e shënuar si kritike për zhvillimin demokratik të Maqedonisë. Kjo është potencuar në Raportin e Pribesë dhe ka qenë pjesë e Reformave urgjente me prioritet. Dhe e dyta, është fakt se në propozom-ndryshimet, të cilat janë dorëzuar në Kuvend, ka marr pjesë i gjithë opinioni profesional dhr i ekspertëve dhe pjesa më e madhe e qëbdrimeve të tyre është përfshirë në Ligj.

Ministri Damjan Mançevski mbrëmë dha deklaratë në lidhje me ligjin kyç për mediumet, të cilin e vlerësojmë si të vërtetë:

Deklaratë: Tashmë katër muaj opozita , me debate të panumërta sipas amendamenteve të parashtruara, frenon miratimin e LSHMAAV. Janë mbatujt vetëm 6 seanca të Komisionit për Transport dhe Lidhje. Arritëm të kalojmë vetëm 7 amandamente, ndërsa na ngelin edhe 67. Me këtë dinamikë ligji do të miratohet për 2 vite e gjysëm…

…Njëherë e përgjithmonë politika duhet të heq duart prej mediumeve. Ky propozim ligj na jep këtë shancë dhe duhet ta shfrytezojmë.

Damjan Mançevski, ministër kompetent edhe në pjesën e mediumeve në vend, mbrëmë dha deklaratë në lidhje me procedurën për miratim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele (LSHMAA), të cilën e vlerësojmë si të vërtetë.

Bëhet fjalë për serinë e argumenteve të cilat i nxori Mançevski, të cilat mund të vërtetohen përmes fakteve.

Argumenti i parë në Kuvendin e RM-së, ligj i cili ka hyrë në procedurë  para tre muajve, ballafaqohet me dhjetëra amendamente edhe atë prej VMRO-DPMNE. Numri më i madh i amendamenteve u dorëzuan nga partia para komisionit për diskutim në leximin e dytë të Ligjit. “Vërtetmatësi” kishe rast që t’i shohë ato amendamente dhe të vërtetojnë se numri më i madh i tyre janë me karakter procedural, dhe një pjesë prej tyre edhe përmirësojnë tekstin në aspekt gjuhësor dhe preciziteti i anëtarëve. Por, sipas raporteve të kuvendit një pjesë e mediumeve, siç edhe zhvillohet diskutimi i ligjit, ashtu VMRO-DPMNE dorëzon amendamente të reja, një pjesë e të cilave është pikërisht ashtu siç i përshkroi Mançevskit – për shembull, të mos jetë publike zgjedhja e anëtarëve të ri në Këshillin Programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë ose të anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për mediume, trupi i vetëm rregullues i pavarur, kryesisht i rëndësishëm në pjesën e rregullimit të tregut dhe mënyrës së punës së radios dhe televizioneve në shtet. Si shembull mund të përsërisim linqet e raporteve të një pjese të mediumeve të cilat rregullisht ndjekin diskutimin në kuvend – META24 VestiTelma

Fundja “Vërtetmatësi” këto konstatime të Mançevskit që para disa javëve i publikoi në njërën prej analizave të tij.

Ekziston edhe një fakt më i ri se VMRO-DPMNE frenon miratimin e këtij ligji, edhe pse në këtë rast është thënë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe nuk është drejtuar gishti ka partia. Prej mbrëmë kundër frenimit të ligjit u ngritën dhe një pjesë e radiodifuzerëve me koncesion nacional. Më saktë, në TV Kanal 5 u emetua një kronik në suaza të lajmeve në të cilin del vlerësimi se 5 televizione private me koncesion kombëtar vlerësojnë se ligji me qëllim frenohet dhe kërkohet prej partive politike që qartë t’i dorëzojë amendamentet e veta në shqyrtim që të mund televizionet të vlerësojnë se përse frenohet ligji. Por, shumë qartë u tha se televizionet “në takim me opozitën kërkuan që të shfrenojnë miratimin e ligjit”. 

Edhe disa fakte. Ndryshime në LSHMAAV përgatiten që në kohë e të ashtu quajturit proces i Përzhinos prej vitit 2015-2016, kur katër partitë e atëhershme politike biseduan për këto ndryshime, sepse fusha e mediumeve u shënua si kritike për zhvillimin demokratik të Maqedonisë. Kjo është potencuar edhe në Raportin e Pribesë dhe ka qenë pjesë e Reformave urgjente me prioritet. Së dyti, është fakt se në propozim-ndryshimet, të cilat janë dorëzuar në Kuvend, ka marr pjesë gjithë opinioni i ekspertëve dhe profesional dhe pjesa më e madhe e qëndrimeve të tyre janë përfshirë në Ligj.

Sipas kësaj, nuk mundet përgjithësisht të kumtohet qëndrim si ai i VMRO-DPMNE-së, se amendamentet e tyre kanë qenë rezultat kryesisht i një vendimi ligjor të gabuar, i cili ka qenë në drejtim të kontrollit të mediumeve nga ana e LSDM-së. Një qëndrim i tillë pa argumente është është një retorik boshe e pavlerë, ndërsa rezultat i frenimit të procesit të miratimit të këtij vendimi ligjor me të cilin një pjesë e segmenteve kyçe në ligj duhet të përmirësohen.

Prej këtu deklaratën e Mançevskit e vlerësojmë si të vërtetë.

Burimi: Vërtetmatesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button