Ganiu dhe Beshliq nënshkruan memorandumin për bashkëpunim mes Çarshive të Vjetra

Dje në qytetin e Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë në Panairin e Qershisë, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe kryetari i Qytetit të Mostarit Ljubo Beshliq nënshkruan memorandumin për bashkëpunim mes Çarshive të Vjetra të cilat janë thesari kulturor që zbukurojnë të dy qytetet, transmeton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij, kreu i Çairit Ganiu faleminderoi kreun e Qytetit të Mostarit për mikëpritjen dhe mbi të gjitha potencoi:

“Si dy shtete të Ballkanit, na bashkon mbi të gjitha misioni për ruajtjen e autenticitetit të Çarshive të Vjetra dhe padyshim nevoja për shkëmbimin e praktikave që aplikojmë për revitalizimin e qendrave tona kulturore dhe ruajtjen e zanateve të vjetra është e një rëndësie tepër të madhe”, tha Ganiu.

Panairin e shpalli të hapur Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës Deniz Cvizdiq, me të cilin delegacioni nga Komuna e Çairit bashkë vëzhguan punimet artizanale të panairit dhe të cilit kreu Ganiu i dhuroi një plaketë të nobelistes sonë- Nëna Terezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button