SHKA ‘Bajram Shabani’ sonte në Kaçanik, pastaj në Tepelenë e Sarandë

SHKA “ Bajram Shabani” nga Kumanova , sot e hap sezonin e pjesmarrjes npër festivale, ku do të paraqitet me program enkas të përgatitur për këtë qëllim. 

‘Kemi marrë ftesë për pjesmarrje në katër  festivale, edhe atë sonte  në Kaçanik, kurse më 15 qershor në Tepelenë, ndërsa më 25 qershor në Sarandë dhe më vonë në ‘Sharri Këndon’ në Tetovë. Për këtë arsye tek anëtarët tonë mbretëron një atmosferë motivuese’ tha kryetari i SHKA ‘Bajram Shabani’ , Dritan Ramadani.  

Ndërkaq anëtarët e kësaj shoqërie kumanovare janë të bindur për suksesin nga pjesmarrja e tyre në festival  ‘Atmosferë e mirë mbretëron tek të gjithë, sidomos tek protagonistët kryesor, respektivisht bartësit e drejtpërdrejtë të programit, këngëtarët, valltarët, instrumentistët e të tjerët. Shoqëria jonë do të paraqitet me këngëtarët e njohur kumanovarë, Xhezair Elezi, Salim Arifi, Mehmet Bajrami e të tjerë’ na tha  këngëtari Nuredin Fetahu. 

Grupi i valltarëve në këto festivale do të paraqitet me ‘Dasmën kumanovare’, respektivisht ‘Natën e kulaçit’ 

‘Valltarët tanë do të paraqiten me ‘Dasmën” kumanovare’ , respektivisht ‘Natën e kulaçit’ të dasmës shqiptare nga treva e Kumanovës do të jetë suprizë në të tre festivalet që do të paraqitemi. Me këtë valle jemi përgatitur shumë mirë, andaj jo vetëm që do të entuziazmojë publikun kudo që do të paraqitemi, porse presim edhe çmime të larta nga juria e festivaleve’ na deklaroi Qenan Ahmeti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button