Gjashtë emrat shqip të rrugëve në Shkup, sot kalojnë në komision

Emrat shqip të gjashtë rrugëve të kryeqytetit sot do të miratohen nga ana e anëtarëve  të komisionit për riemërimin e rrugëve, shesheve dhe urave. Komisioni që mblidhet pasdite do të diskutojë edhe për 23 propozimet tjera të VMRO-DPMNE-së dhe partive më të vogla nga koalicion qeveritar.

Gjashtë emrat e personalitevee shqiptare që do të marrin rrugët e Shkupit janë: ‘13 Gushti- Marrëveshja e Ohrit’ në vend të ‘Roman Kaskalçeviç’, në vend të ‘Rifat Burxheviç’ do të jetë emri i shkrimtarit më të njohur shqiptar të kohës Ismail Kadare, emri i rrugës ‘Sevastopollska’ do të ndryshon në rruga ‘Kumbara’ mbiemër i Jashar bej Kumbarës, prefekt i parë i qytetit të Shkupit, shtëpia e së cilit është shpallur muze i luftës çlirimtare,  rruga ‘Virgino’ që ndodhet në lagjen e Gazi Babës e banuar 100 për qind me shqiptarë tani më do ta mbaj  emrin e themeluesit të shtetit të parë demokratik në Ballkan Fan Stilijan Noli, ‘Drvarska’ do të zëvendësohet me emrin e një ndër rrënuesve të sistemit komunist në Shqipëri, Azem Hajdari, dhe  ‘Vodnjanska’ do të jetë ‘Nënë Tereza’. 

Në listën prej 295 emrave të rinj  44 emra janë të heronjve shqiptarë apo të ngjarjeve të ndryshme që ndërlidhen me shqiptarët.

Emrat që pritet ti mbajnë rrugët e Shkupit, pas miratimit të tyre  gjatë fazave të ardhshme janë: Mbreti Gent, Mbretëresha Teuta, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Arbëria, Kosova, Dervish Carra, Dervish Hima, Dardania, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Ferid Murati, Fan Noli,  Faik Konica, Abdyl Frashëri, Tirana, Demonstrata e studentëve  11 mars 1981, Prishtina, Lidhja e Pejës, Nexhip Draga, Ndue Bytyçi, Jusuf Gërvalla, Jashar Erebara, Isa Boletini, Iliria, Viktimat e bllacës(1944), Gjon Serreçi, Gjergj Fishta,  Azem Marana, Bekim Fehmiu, Bajram Curri, Nacional-demokratët shqiptarë, Azem Hajdari,  Adem Kastrati, Veli Meliçi,  5 maji-Dita e dëshmorëve të kombit,  4 dhjetori 1880-çlirimi i Shkupit nga ana e ushtrisë së Jashar bej Shkupit, 28 Nëntori-dita e flamurit.

Një nga urat do të mbaj emrin e shqiptares më të njohur në botë, Nënës Terezë, dhe kjo do të jetë ura tek Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button