Botërori 2018, Japonia fiton ndaj Kolumbisë

Japonia fitoi ndaj Kolumbisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e grupit H në kuadër të Kampionatit Botëror FIFA 2018 e cila u zhvillua në qytetin Saransk të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në minutën e 3-të kolumbiani Carlos Sanchez gjuajtjen e Kagawa e ndaloi me dorë dhe arbitri vendosi penalti për japonezët, ndërsa Sanchez u ndëshkua me karton të kuq. Sanchez u bë futbollisti i parë që u ndëshkua me karton të kuq në Botërorin 2018.

Kagawa në minutën e 6-të penaltinë e shndërroi në gol dhe Japonia kaloi në epërsi, 1-0.

Kolumbi iu përgjigj Japonisë me golin e Quintero nga goditja e lirë, 1-1. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në minutën e 73-të Osako shënoi golin e dytë të ekipit të tij, 2-1. Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja.

Japonia në turne fitoi me 3 pikë, ndërsa u bë edhe kombëtarja e parë nga Azia në historinë e Botërorit që fitoi ndaj një skuadre përfaqësuese të Amerikës Jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button