Kjo vajzë u shndërrua në Meghan Markle fare thjesht (VIDEO)

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, po kthehet në një model frymëzimi për sa i përket pamjes së saj gjithmonë të kuruar, por të thjeshtë. Pamja dhe kryesisht grimi i saj në ditën e dasmës i la të gjithë pa fjalë. Një grim i lehtë dhe natyral, por që i fiksoi të gjithë. Produktet që u përdorën për të realizuar grimin e dukeshës nuk janë bërë publike, por kjo nuk i ka ndaluar make-up artistet dhe vlogger-et e bukurisë që të mundohen të rikrijojnë look-un e saj, transmeton Class.

Një prej këtyre vlogger-eve është edhe Promise Tamang, e cila më parë e ka transformuar fytyrën e saj në atë të këngëtares Cardi B dhe të Gigi Hadid. Me kërkesën e ndjekësve të saj, ajo ka rikrijuar look-un e Meghan në ditën e dasmës. Në videon e postuar në Youtube, Promise është shndërruar totalisht.

Pas disa shtresave dhe shumë produkteve të përdorura, ajo ka arritur ta rikrijojë pamjen më së miri, duke shtuar edhe disa quka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button