Ligji për Marrëveshjen me Greqinë do të miratohet me procedurë të shkurtuar

Me 69 vota “për” dhe 40 vota “kundër”, Kuvendi ka vendosur që ta miratojë vendimin që propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të miratohet me procedurë të shkurtuar, njofton Portalb.mk.

Ndaj kësaj ka reaguar opozitarja VMRO-DPMNE, duke i lëshuar vendet e tyre dhe duke goditur tavolinat kuvendore.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është munduar që t’i qetësojë deputetët duke i rikujtuar se para shkurt kohe është miratuar Kodi i sjelljes, por thirrja e tij edhe më shumë e ka nxehur atmosferën.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, paraprakisht në sallën kuvendore shpjegoi përpara deputetëve se pse Marrëveshja me Greqinë duhet që të miratohet në procedurë të shkurtuar, njofton Portalb.mk.

“Është më se urgjente që të miratohet ligji me procedurë të shkurtuar, që Greqia të mundet ta njoftojë NATO-n për ftesën. Samiti është caktuar për më 28 qershor, kështu që datat janë kyçe për ne. Propozoj miratim të ligjit me procedurë të shkurtuar”, tha Dimitrov.

Deputetët e opozitës gjatë fjalimit ministrit Dimitrov kanë bërtitur “tradhtar”.

Marrëveshja për ndryshimin e emrit është vendosur në procedurë për ratifikim. Deputetët e VMRO-DPMNE-së e kanë lëshuar sallën. Pritet që çdo moment, propozim-ligji për ratifikim të vihet në seancë të Komisionit për Çështje Evropiane.

http://portalb.mk/535399-komitet-vazhdojne-te-dalin-ne-proteste-para-kuvendit-te-maqedonise-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button