Turqi, urdhër për arrestimin e 124 personave për lidhje me FETO-n

Prokuroria shtetërore turke ka lëshuar urdhër për arrestimin e 124 personave të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila në korrik të vitit 2016 kreu tentativën për grusht shteti në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Urdhërarrestet i ka dhënë prokuroria në Konya e cila bën hetimet kundër të ashtuquajturve imamë të FETO-s, që kanë vepruar brenda forcave të brendshme të armatosura turke.

Duke vepruar me urdhër të Prokurorisë, policia turke filloi operacionin e arrestimit të të dyshuarve në 31 provinca turke.

Organizata terroriste FETO në vitet e 70 të shekullit të kaluar filloi të infiltrojë të besuarit e saj nëpër institucionet e sigurisë së Turqisë, që në vitet e 80-ta në masë të rëndësishme të forcojë piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe në fund më 15 korrik të vitit 2016 kreu tentim të dështuar të grusht shtetit me qëllim të prishjes së rendit kushtetues dhe rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button