Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani për vizitë në Kosovë
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Kosovës.
Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani në Prishtinë do të realizojë takime me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, si dhe me nënkryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në takimet, siç theksohet, do të hapen çështjet për përparimin në bashkëpunimin e përbashkët ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pritjet nga samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian dhe në përgjithësi perspektivat evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor