SHBA mbron politikën e migrimit, pavarësisht kritikave

Administrata e Shteteve të Bashkuara e mbrojti politikën e saj të migrimit, përkundër kritikave për ndarjen e fëmijëve nga prindërit.

Autoritetet amerikane, në kufi me Meksikën, janë duke ndaluar personat që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin: të rriturit i dërgojnë nëpër qendra të ndalimit ku mund të përballen me hetime për vepra penale, ndërsa fëmijët i çojnë në qendra të tjera ndalimi, larg prindërve, transmeton REL.

Derisa demokratët e cilësuan trajtimin e tillë si “barbar” dhe disa republikanë po ashtu shprehën shqetësim, sekretarja e Departamentit për Siguri Kombëtare, Kristjen Nielsen, tha se administrata është vetëm duke zbatuar ligjin për migrimin.

“Po zbatojmë ligjet ashtu siç ekzistojnë në libra. Për aq kohë sa hyrja e paligjshme mbetet vepër penale, Departamenti për Siguri Kombëtare nuk do të veprojë ndryshe”, u tha Nielsen gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët e administratës së presidentit Donald Trump thonë se politika e tolerancës zero, e cila nuk është praktikuar nga dy administratat e mëparshme, është e nevojshme për të siguruar kufirin dhe për të penguar imigracionin e paligjshëm.

Autoritetet thanë se në gjashtë javët e fundit, gati 2,000 të mitur janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button