ASH-ja shpreh shqetësim lidhur me rastet e shumta të vjedhjeve nga personat e armatosur në Tetovë

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, nëpërmjet një reagimi për media, shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e shumta të vjedhjeve të personave të armatosur, që brenda vetëm 3 javëve kanë ndodhur në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Si Aleancë për Shqiptarët, pyesim ministrin e Punëve të Brendshme, çka janë këto ndodhi dhe sa qytetarët e Tetovës janë të sigurt, si në shtëpitë e tyre, po ashtu edhe nëpër bizneset e tyre që për çdo ditë vidhen nga persona të armatosur me kallashnikovë dhe maska, ndërsa policia e Tetovës, ende nuk ka kapur kryerësit. Agim Nuhiu, përse tërhoqët njësitin Alfa nga qyteti i Tetovës ?! A nuk vlerësoni se edhe Tetovarët kanë nevojë për mbrojtje, njëjtë sikurse ju që mbroheni nga truprojet tuaja?!.  Nuhiu, para vetëm një jave u lavdëruat se situate e sigurisë së qytetarëve është në nivel dhe nuk ka vend për shqetësim, andaj ju pyesim, a janë edhe këto grabitje që po ndodhin në mesdite me kallashnikov në bizneset e Tetovës, pjesë e kësaj sigurie për të cilën ju po flisni? Nuhiu e kemi parasysh që ju nuk keni asnjë informacion, por informatat në teren na thonë edhe për shumë parregullsi tjera që shkojnë në dëm të qytetarëve dhe të rinisë sonë , ndërsa ju lavdëroheni për punësime në rrjetet sociale”, thuhet në reagim.

175 mijë denarë janë vjedhur mbrëmë në marktin “Oaza” në Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button