INSTITUTI LIBERTA, zgjedhja e Presidentit – president politik, jo outsider!

Qendra për hulumtime politike dhe ekonomike nga Shkupi, INSTITUTI LIBERTA që në mënyrë të rregullt analizon situatën në vendet e Ballkanit perëndimor prezantoi analizën dedikuar procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës Shqipërisë.

INSTITUTI LIBERTA  vlerëson se nga zgjedhja e presidentit të ri  do të varet kahja e shtetit shqiptar që këtë vit feston 100 vjet pavarësi.  Kaluan tre raunde, Shqipëria ende nuk ka President të zgjedhur. Dy raunde kan mbetur si mundësi për zgjedhjen e Presidentitn. Sot, 11 Qershor 2012, do vijoj raundi i katërt, mundësia e parafundit për të zgjedhur Preisdent. 
LIBERTA vlerëson se propozimi që erdhi nga radhët e mazhorancës, me emrin e Xhezair Zaganjorin, gjykatës, dhe ish-diplomat, ishtë një manovër politike më qëllim që ta sjell situatën politike deri në nivel ku Presidentin të zgjedhet pa koncensus, dhe vetëm me votat e mazhorancës. 

‘Publikut, dhe faktorit ndërkombëtar ti tregojnë se opozita është ajo që nuk bashkëpunon, dhe se bllokon procesin e integrimeve në BE. Loja e Berishës ishte mu kjo, që tërë procesin e zgjedhjes së Presidentit ta sjell deri ne atë pozicion, ku edhe mos zgjedhja e Presidentit me koncesus, me votat që ka të zgjedh President një partiak, nga radhët e PD-së. Në këtë situatë, siduket PS u gjetë në defanzivë, dhe si e tillë, vlersojmë se në dy raudnet e fundit, duhet të tregoj më tepër agresivitet politik, me hapa dhe lëvizje konkrete, që so thotë të përkrah kandidaturën e Fatos Nanos për President, me cka PS do kishe hyrë drejtpërsëdrejti në garrën për President, pa kalkulime’. 

Më tej LIBERTA vlerëson hyrja e Fatos Nanos në garren për President tronditi skenën politike shqiptare. Energjinë pozitive që prezantoi, dialogun që nisi, si dhe lëvizjet që beri tregoi qartë kapacitetin politik të tij, ende pa mos u zgjedhur si President.  

‘Fatos Nano, ish Kryeministër dhe lideri historik i Partisë Socialiste, për 15 vite pluralizëm duket se po rikthehet në skenën politike fuqishem, këtë radhë si President i Republikës. Rikthimi i Fatos Nanos është rezulat edhe i faktorëve të mbrendshëm politik, por gjithësesi edhe të atyre të jashtëm.  Kurrë flasim për faktorët e mbrendshëm, parasysh kemi nivelin e lartë  të përplasjeve poltike gjatë viteve të fundit që ndodhin në Shqipëri, niveli i ulët i performancave të dialogut politik,  si dhe e perplasjet e 21 Janarit, janë çështje dhe një situatë që në vete kërkon President i cili me kapacitete e tij do ndihmojë në tejkalimin e një situate të tillë’vlerëson Liberta. 

‘Përndryshe, Jozefina Topalli është e njohur për arrogoncën e saj ndaj atyre që mendoj ndryshe nga shefi i saj, kështu që në këtë konstalacion të mardhënieve në skenën politike, zgjedhja e saj do të komplikonte edhë më shumë skenën politike të Shqipërisë. Në qoftë se ndodhë zgjedhja e saj, me kete gjë Partia Demokratike do ti merrte të gjitha pushtetet në Shqiperi, si në kohën e sistemit monist, duke e tronditur rëndë legjitimitetin politik dhe institucional të vendit.  Ambasadori Amerikan ne Tirane por edhe ai i BE jane shprehur qartë kundër një zgjidhje  të tille’ vlerëson Liberta.

Institutit LIBERTA- Qendra për hulumtime politike dhe ekonomike, vlerëson se agjenda e përbashkët e Ramsë dhe Metës, për zgjedhjen e Presidentit të ri Shqiptarë do ketë vlerë dhe do kthente fuqinë politike vetëm nëse Fatos Nano është kandidati që do ta kishin përkrahë. 

Nëse vlersojmë  dhe analizojmë deklratat e zyrtarve diplomatik Amerikan, qartë duket se Amerikanet preferojnë Fatos Nanon si kandidat, jo vetem për shkak të faktit se ai është një politikan i sprovuar pro-atlantik por edhe një lider rajonal që do ti kontribunte stabilitetit dhe interesave rajonale atlantike në Ballkanin Perendimor.  /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button