Instituti i trashëgimisë mban ditët e hapura për studimet e magjistraturës

Instituti i Trashgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup njofton se, duke filluar nga dita e sotme, në ambientet e institutit (godina e ish Ambasadës amerikane në Shkup) do të mbahen ditët e hapura. Ato do të organizohen duke filluar nga e hëna deri të premten (11.06.2012-15.06.2012) nga ora 10:00 deri në oren 14:00. 

Qëllimi i tyre është që studentët e ardhshëm të informohen me studimet e magjistraturës në programet studimore: Histori dhe marrëdhenie ndërkombëtare, Letërsi shqipe dhe Gjuhë shqipe.

Programi studimor i gjuhës shqipe ka për qëllim të studiojë gjuhën shqipe në boshtin sinkronik dhe diakronik. Në këtë program studimor do të studiohet linguistika shqiptare me shtyllat e saj kryesore, por edhe fushat e tjera si: onomastika, dialelektologjia, historia e gjuhë shqipe etj.

Programi studimor i letërsisë do të ofrojnë spektër të gjerë të studimit të letërsisë shqiptare dhe raportit të saj me fazat e ndryshme të zhvillimit historik. Fokusi do të vendoset mbi letërsinë e vjetër shqiptare, letërsinë e romantizmit, realizmit, letërsinë e modernizmit dhe postmodernizmit.

Programi studimor i Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare është ndërdisciplinar meqë përqendrohet në zhvillimin historik të marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin XIX dhe XX. 

ITKSHSH ka përzgjedhur që mësimdhënës në tri programet studimore të jenë 
profesorë të njohur shqiptarë dhe hulumtues me përvojë të dëshmuar shkencore.
Studimet pasdiplomike në Institutin e Trashgimisë Shpirterore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup janë më të lirat në Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button