Fenerbahçe ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Kocaman

Klubi futbollistik turk Fenerbahçe ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Aykut Kocaman, bëri të ditur presidenti i klubit Ali Koc, përmes një kumtese me shkrim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të internetit, klubi Fenerbahçe bën të ditur se Ali Koc, Bordi dhe Aykut Kocaman “janë pajtuar që të hapin një faqe të re”.

“Dëshiroj të falënderoj Aykut Kocamanin i cili sinqerisht ka çmuar qasjen tonë ndaj përkushtimit që ka pasur për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e presidentit të klubit.

Klubi i Aykut Kocamanit, Fenerbahçe nuk arriti të fitojë titullin e kampionit të Turisë në sezonin që lamë pas, duke përfunduar në vendin e dytë të renditjes tabelare me 72 pikë. Klubi dështoi edhe në garën për Kupën e Turqisë, pasi humbi në finale nga Akhisarspor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button