Gazetarët sot në protesta derisa nuk zgjidhet çështja e dekriminalizimit

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ftoi anëtarët e saj në protesta masive gjatë ditës së sotshme. Protesta do të mbahet para Gjykatës Penale në Shkup, për të protestuar ndaj ngecjes së dialogut për dekriminializimin e shpifjes.
Këtë vendim e solli Këshilli drejtues i SHGM-së për shkak të praktikës së keqe gjyqësore, gjegjësisht, për shkak të dënimit të gazetarëve, edhe krahas faktit se paralelisht zhvillohen bisedimet mes Shoqatës dhe Qeverisë në lidhje me dekriminalizimin, ose heqjen e shpifjes nga Kodi penal.

“Nga Gjykata kërkojmë që, deri sa nuk arrihet një zgjidhje adekuate për dekriminalizimin, ata ta praktikojnë në mënyrë më efikase praktikën gjyqësore të Strasburgut. Ideja e protestës është që në mënyrë publike ta shprehim pakënaqësinë tonë në lidhje me raportin e disa gjykatësve, të cilët ne vend se ta ndryshojnë praktikën e deritanishme, e shtrëngojnë/mprehin? Raportin ndaj gazetarëve kur vendosin për rastet gjyqësore për shpifje dhe fyerje”, shkruhet në letrën e SHGM-së.

“Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të faktit se gazetarët barten deri te gjykatat me përcjellje policore pasiqë nuk janë përgjigjur ndaj ftesave të gjykatës. Ne jemi kundër kësaj  praktike, por insistojmë që kjo të mos praktikohet në mënyrë selektive”.

“Duam që edhe një herë të përkujtojmë në numrin e madh të padive për shpifje dhe fyerje kundër gazetarëve, të cilat përdoren si mjet për të shkaktuar presion mbi ta. Për kompensimet jo proporcionale për dëme jo material”, thuhet në porosinë nga ana e SHGM-së.

SHGM këshillon që në protestë të shfaqet përkrahja ndaj gjykatësve të cilët në mënyrë të përgjegjshme e kryejnë punën e tyre, por edhe paralajmërojnë se në qoftë  se nuk përmirësohen punët do të duhet që me emër dhe mbiemër  t’u drejtohemi gjykatësve të cilët në mënyrë të papërshtatshme praktikojnë ligjet vendase dhe ato ndërkombëtare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button