Digjet vetura e deputetit të LSDM-së

Mbrëmë është djegur vetura e deputetit të LSDM-së nga Prilepi, Hari Lokvenec.

Ai dje ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së emrit të ri të shtetit në Prespë nga ku edhe publikoi fotografi.

I thirrur në telefon nga A1on, Lokvenec nuk deshi ta komentojë ngjarjen, transmeton Portalb.mk.

Për më shumë informata ai tha të drejtohen në MPB nga ku kanë dhënë të dhëna konkrete.

“Me 17.06.2018 në orën 23.05 në SPB Manastir, H.L. (48) nga Prilepi ka denoncuar se rreth orës 23:00 një person i panjohur e ka djegur veturën “Mini Kuper” me targa të Prilepit, që ishte në pronësi të babait të tij. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë kundër zjarrit. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button