Përfundoi protesta e cila eskaloi para Kuvendit, policia shpërndau protestuesit me gazlotsjellës (Video)

Përfundoi protesta para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emrin kanë eskaluar në dhunë me policinë, pasi një grup i protestuesve kishin filluar të hidhnin gurë dhe gjësende tjera ndaj policisë, në përpjekje që të thyejnë kordonin dhe të futen në Kuvend, transmeton Alsat M.

Me këtë rast policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Jozyrtarisht njoftohet edhe për disa persona të plagosur ndërsa në afërsi të vendin ku protestohet janë vërejtur edhe automjete të ndihmës së shpejtë. Për momentin situata është e qetë, por e tensionuar.

Protestuesit, në numër të vogël gjatë tërë ditës kanë qëndruar para Kuvendit ku kanë mbajtur të bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes për emrin duke e quajtur “kapitulluese për Maqedonisë dhe popullin maqedonas”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button