Një tërmet 3.4 ballë godet Malin e Zi

Departamenti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë të Malit të Zi sot në ora 12:02 regjistroi një tërmet me epiqendër rreth dy kilometra në jug të Toloshit, afër kryeqytetit Podgoricë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkalla e tërmetit në epiqendrën e saj ishte 3.4 ballë sipas Rihterit, e cila korrespondon me intensitet IV ballë të Merkalit.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 20 kilometrash.

“Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnituda e tërmetit dhe thellësia e epiqendrës, tërmeti nuk ka mundur të shkaktojë dëme materiale në rajon epiqendror”, tha Departamenti i Sizmologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button