Përfaqësuesit e BE-së, Mogerini dhe Han në Prespë: nënshkrimi moment historik, na bëtë krenar

Nënshkrimin e marrëveshjen për emrin Maqedoni – Greqi, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe Federika Mogerini e kanë cilësuar si moment historik, transmeton Portalb.mk.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han ka vlerësuar se nga marrëveshja të gjithë do të fitojnë diçka, ndërkohë që përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini të njëjtin e sheh si model që duhet të ndiqet edhe nga shtetet tjera të Ballkanit.

“U desh kohë dhe rrugë e gjatë që të arrihet këtu ku jemi sot. Kjo është një ditë historike dhe mundësi e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që të marrin përgjigje pozitive për integrimin euroatlantik. Në fund të ditës të gjithë do të shohin se marrëveshja është kompromis i mirë, në të cilin të gjithë do të fitojnë diçka”, tha Johanes Han.

Ndërkohë që Mogerini vlerësoi se Maqedonia dhe Greqia e bëri krenar Bashkimin Evropian.

“Shumë veta ishin skeptik për marrëveshjen, kurse dy kryeministrat dhe ministrat e Punëve të Jashtme ishin këmbëngulës që ta arrijnë. Të dy anët na bënë krenar, me solucionin “win-win” që e nënshkruan. Shpresoj se kjo do të jetë një motivim për shumë veta në rajon, të ndërmarrin hapa të guximshëm, sikurse edhe për tërë Evropën. Kjo marrëveshje i tregon Evropës dhe botës, se me dialog dhe lidership, secili problem mund të zgjidhet”, tha Mogerini.

**************************************************************

 

 

11:52 – Pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin, delegacioni i BE-së, Maqedonisë dhe Greqisë, në krye me kryeministrat drekojnë së bashku (VIDEO)

Pas procedurës së nënshkrimit të marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryeministrat Zaev dhe Cipras si dhe delegacioni tjetër ministror është në pjesën maqedonase të Prespës, janë për drekë. Ndërkaq, në pjesën greke të Prespës në një restorant janë mbledhur për të festuar deputetë dhe funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së, njofton Portalb.mk.

Cipras dhe Zaev
Cipras dhe Zaev

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button