Mickoski nga protesta në Manastir: derisa Zaevi fotografohet, jugorët festojnë (VIDEO)

14:30 – Lideri Hristijan Mickoski i cili ishte i pranishëm në protestën e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE në Manastir, gjatë fjalimit të tij, ka dërguar kritika deri te lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke thënë: “derisa Zaev fotografohet, jugorët festojnë”, transmeton Portalb.mk.

Ai ndër të tjerash ka theksuar se kushtet e rënduara në shëndetësi dhe arsim vazhdojnë, ndërkohë që Maqedonia u përballë me tradhtinë më të madhe.

“Maqedonia mbetet ardhmëria jonë”, tha Mickoski duke kërkuar nga protestuesit që të mos ndalojnë së përdoruri emrin “Maqedoni”.

Meqë sot VMRO-DPMNE-ja ka ditëlindjen e partisë, sipas Mickoskit ata nuk do të festojnë, sepse “Maqedonia gjendet në rrethana të vështira”.

***************************************************************************************

13:00 – Në Manastir ka nisur protesta pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.

Me dhjetëra protestues, duke kënduar këngë popullore dhe himin shtetëror të Maqedonisë, me flamuj dhe pankarte ku thuhet: “vdekje për Nimicin, Zaevin, Dimitrovin,…” dhe  duke u cilësuar të njëjtit si tradhtarë, kanë vazhduar protestën rrugëve të Manastirit.

Në krye të protestës qëndron lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

 

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

********************************************************************************

10:00 – VMRO-DPMNE sot ën ora 13:00 do të organizojnë marsh protestues në qytetin e Manastirit kundër marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë nga kjo parti kanë vendosur se marrëveshja e Zaevit me kryeministrin Grek Cipras është e dëmshme dhe në kundërshtim absolut me interesat shtetërore dhe nacionale të Republikës së Maqedonisë, përcjell Portalb.mk.

“Kjo është marrëveshje me të cilën 100% u plotësohen kërkesat grekëve. Zoran Zaev nuk e mbron as edhe një pozicion të Maqedonisë në këtë marrëveshje dhe në këto bisedime.”, thonë nga partia e Hristijan Mickoskit, të cilët pretendojnë se me marrëveshjen preket edhe identiteti.

Nga ana tjetër, edhe nga pala greke kanë paralajmëruar protesta për ditën e sot edhe atë në Prespë, gjatë kohës së nënshkrimit të marrëveshje mes të dyja vendeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button