Inspektori i Arsimit vërteton parregullsitë në UNT

Pavarësisht reagimeve të një dite më parë, burime të Alsat publikisht konfirmojnë informacionet e publikuara për parregullësi në Universitetin Nënë Tereza. Sipas inspektorit të arsimit Gjorgjija Ilijevski, në inspektimin e fundit të jashtëzakonshëm në qershor të vitit 2017, është konstatuar se UNT-ja ka filluar me punë dhe ka regjistruar studentë pa akreditim të programeve studimore. Akreditimi dhe Vendimi i përkohshëm për të kanë ndodhur disa muaj pas regjistrimit të studentëve.

“Pa fituar akreditim dhe vendim të përkohshëm janë bërë mjaftë parregullësi, gjë që mund të them se është diçka e orgaizuar edhe nga institucione të tjera. Edhe sot e kësaj dite aty kemi ushtrues detyre dekanë të cilët akoma nuk janë zgjedhur dekanë. Përzgjedhja e rektorit është po ashtu jolegjitime sepse ka pasur konkurs të brendshëm ndërkohë që dihet sipas ligjit se si bëhen konkurset publike. Në senatin e universitetit ishte një person që aspak nuk ishte i punësuar në universitet si ligjerues në fakultete”, deklaroi inspektorj Gjorgjija Ilijevski.

Inspektori thotë se në atë kohë, senati nuk ka pasur asnjë student si përfaqësues. Ilijevski personalisht gjatë inspektimit në terren ka konstatuar parregullësitë dhe shkeljet që janë bërë nga ana e komisionit amë në zgjedhjen e Bashkim Idrizit, profesor inordinar.

UNT ka shkelur ligjin, ka zgjedhur rektorin pa konkurs publik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button